L A P SH   Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë "Naim Frashëri" në Zvicër

 A L E V     Albanischer Lehrer und Elternverband "Naim Frashëri" in der Schweiz

 L E P A     Ligue des Enseignants et des Parents Albanais "Naim Frashëri" en Suisse

 L I G A     Lega degli Insegnanti e di e Genitori Albanesi "Naim Frashëri" in Svizzera


.................................................................................................................................................................................................................................

LAPSH - Zvicër © Të gjitha të drejtat janë të rezervuara - info@lapsh.ch - Web Design L. Hasi


Kurrikula e shkollës shqipe të  mësimit plotësues në Diasporë Plani mësimor kornizë

Intervista

me Profesor

Dr. Dr. Basil Schader



InformacioneLidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë „Naim Frashëri“ në Zvicër mbajti Kuvendin vjetor të punës më10.11. 2019 në Spreitenbach-Argau.


Në të morën pjesë 41 mësues, mësuese të gjuhës shqipe e veprimtarë të kësaj shkolle që flasin e shkruajnë shqip e që dëshirojnë që edhe fëmijët e tyre të flasin, shkruajnë e lexojnë shqip.

Kishin ardhur përfaqësues të Këshillave Kantonale nga ku organizohet mësimi shqip si Argau, Berna, Bazel Landi, Cyrihu, Friburgu, Glarusi, Jura,

St. Galleni dhe Vaudi.

 


Ditën e shtunë me 10 mars 2018, Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Zvicër, në mbështetje të Qendrës Kulturore të Republikës së Kosovës në Cyrih, organizoi manifestim kulturor dhe artistik. Kjo në nderim të hapjes së Mësonjëtores së Parë Shqipe kombëtare, më 7 Mars 1887, në qytetin e Korçës, e cila shporri terrin shumë shekullor dhe na hapi dritaret e dritës për ta njohur veten dhe botën. 7 Marsi u quajt Ditës së Mësuesit.







                                 































jesë si mysafirë edhe nxënësit nga shkollat shqipe të Rolit, Morzhës, Nionit dhe Avanshës.


   

Më shumë >>>>   











Më shumë >>>

LAPSH ”NAIM FRASHËRI” ORGANIZOI FESTËN E 7 MARSIT – DITËN E MËSUESIT







































Të dielën, më 20 maj 2018 në Lagental , Bernë, në Zvicër u mbajt Kuvendi zgjedhor i LAPSH  me praninë e mësimdhënësve dhe prindërve shqiptarë.


Shkolla shqipe në Zvicër ka formuar një traditë, shkollë tashmë në vitin e 28 të jetës së saj, shkollë tashmë me një histori të vetën, që lidhet me gjuhën e nënës, me fjalën e artë shqipe, atë fjalë që e ka mbledhë si bleta nektarin lule më lule, Naim, Asdreni, Pashko Vasa, Fishta, Kadare ...








                                 































jesë si mysafirë edhe nxënësit nga shkollat shqipe të Rolit, Morzhës, Nionit dhe Avanshës.


   

Më shumë >>>>   











Më shumë >>>

LAPSH ”NAIM FRASHËRI” NË ZVICËR MBAJTI KUVENDIN ZGJEDHOR








































Prej 31 korrik deri më 3 gusht, në Tiranën e madhe e të bukur u mbajt Seminari XIV Mbarëkombëtar për mësues të mësimit plotësues të gjuhës shqipe jashtë atdheut. Seminari u realizua në kuadër të bashkëpunimit midis Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës të Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës e Teknologjisë të Kosovës. Me këtë Seminar, përveç shumë punëtorëve shkencorë e arsimorë nga Tirana, Prishtina dhe më gjerë, ishin të pranishëm edhe 150 mësimdhënës/e nga Austria, Anglia, Gjermania, Italia, Greqia, Zvicra, Suedia, Finlanda etj.


  








Më shumë >>>

NË UDHËT E PEDAGOGJISË SË SHKOLLAVE SHQIPE NË DIASPORË





NJË PORTAL PEDAGOGJIK I RËNDËSISHËM PËR ZHVILLIMIN ARSIMOR E KULTUROR NË GJUHËN SHQIPE

Këto ditë në kuadër të Shkollës së Lartë Pedagogjike në Cyrih- Zvicër është hap Portali i parë pedagogjik i rëndësishëm për zhvillimin arsimor e kulturor në gjuhën shqipe.


Viti 2019 shënoi një sukses të ri në fushën arsimore e kulturore të Shkollave të Mësimit plotësues të gjuhës shqipe dhe perspektiva e arsimimit të fëmijëve shqiptarë të emigruar do të rritet.


Lajmin e ka bërë të ditur vet pedagogu, albanologu i nderuar zviceran Prof dr dr Basil Schader.

NJË PORTAL PEDAGOGJIK PËR ARSIMIN SHQIP  

 

Të shtunën, më 9 mars 2019, nën kujdesin e veçantë të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë

“Naim Frashëri” në Zvicër, në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike u zhvillua një ceremoni festive në nderim të 7 Marsit 1887, themelimi i “Mësonjëtores së Parë Shqipe”.


Në sallën e restorantit Glattof në Glattbrugg afër Cyrihut u mblodhën mësues, pedagogë, nxënës, prindër e të ftuar.


 


7 MARSI SI SHENJË KULTURORE NË EPOKËN E SOTME


 





Konkursi i fjalës shqipe



Më 9 qershor 2019 në qendrën Safnern – Bernë, LAPSH organizoi Konkursin e diturisë tashmë të kthyer në traditë, me shkollat e mësimit plotësues të gjuhës shqipe. Në këtë veprimtari konkurruan 22 nxënës nga shkollat ku organizohet mësimi shqip si: Cyrih, Jura, Gjeneva, Vaudi. Për të ndjekur konkursin e diturisë, ishin ftuar drejtues të shkollave shqipe, prindër, nxënës dhe mësues.

LAPSH «NAIM FRASHËRI « NË ZVICËR NË PËRFUNDIM TË VITIT SHKOLLOR





KUVENDI I LAPSH-it “NAIM FRASHËRI” NË ZVICËR KËRKON INSTITUCIONAILIZIMIN





Shkrime


Doli në qarkullim libri «  Mësimi shqip në Kantonin e Aargaut- Zvicër » monografi, i mësuesit të dalluar të Shkollës Shqipe Hamzë Morina.


Libri është një përmbledhje publicistike mbi veprimtarinë e mësuesve dhe mësueseve të Mësimit Plotësues të Gjuhës Shqipe në Diasporë, shumica e të cilëve drejtpërdrejtë ose jo janë heronj të librit, pjesë e asaj armate arsimtarësh që kanë marrë rrugën e mërgimit, duke marrë atë pak dritë e diturisë në Shqipëri, Kosovë e që duan të përcjellin tek fëmijët shqiptarë të lindur dhe rritur në Zvicër.




























Më shumë >>>

NJË LIBËR PËR DIJEN, SHKOLLËN SHQIPE DHE KULTURËN KOMBËTARE



„ÇMIMI I NDERIT“


„ÇMIMI I NDERI





























Ta ruajmë gjuhën shqipe më fanatizëm, mos të lejojmë që fëmijët tanë të asimilohen


Ganimete (Jakupi) Demiri është një mësuese e pasionuar e shqipes në Monty në kantonin Valis, një organizatore e mirë pranë LAPSH-ës “Naim Frashëri” në Zvicër. Nuk e njihja. Por, lexova shkrimet e saj në gazetë. Kaq është pak për të trokitur e hyrë “me ndrojtje” në portën e jetës së njeriut... dje e mora në intervistë, bisedë të cilën do ta jap në mënyrë klasike të pyetje përgjigjeve.



 INTERVISTA ME MËSUESEN GANIMETE DEMIRI




LAPSH JU

Veprimtari shkollore për 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës


Shkolla shqipe e mësimit plotësues në kantonin Jura e organizuar përmes LAPSH “Naim Frashër” në Zvicër, ka një traditë 28 vjeçare. Aktualisht mësojnë 79 nxënës, 69 janë nga Kosova 6 nga Shqipëria (Kukësi dhe Tropoja), 1 nga Kosova Lindore, 3 shqiptaro - zviceran. Gëzimin dhe kënaqësinë që kanë këta nxënës e nxënëse, dëshirojmë që ta kenë edhe moshatarët e tyre në çdo cep të Zvicrës, duke mësuar krahas gjuhës frënge që mësojnë në shkollën vendase edhe gjuhën e ëmbël shqipe,































Më shumë >>>

FËMIJËT NË FESTËN E PAVARËSISË





LAPSH JU


Ditën e shtunë, me 12 qershor, ora 15:00, në Delemont, në prag të përfundimit të vitit shkollor të mësimit plotësues të gjuhës shqipe u mbajt mbledhja e prindërve nën drejtimin e z. Naser Ramabaja, kryetar, LAPSH në Jura.

Nën kujdesin e Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Jura viti shkollor 2020-2021 është i 28 vit i mësimdhënies së gjuhës shqipe për fëmijët e mërgimtarëve shqiptarë, nga mësuesja Nexhmije Mehmetaj. Çaste solemne dhe mallëngjyese në përfundim të mësimdhënies.


KONTRIBUTI TRIDHJETË VJEÇAR I MËSUESES NEXHMIJE MEHMETAJ





Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë "Naim Frashëri" Zvicër u uron mirëseardhje të gjithë nxënësve shqiptarë që të vazhdojnë me vijimin e mësimit në gjuhën shqipe, i cili gjatë këtyre javëve, fillon njëkohësisht me mësimin e rregullt në shkollat zvicerane. 


LAPSH me përfaqësuesit e saj nëpër kantone janë në shërbim të prindërve shqiptarë për t'ju dhënë informatat e nevojshme lidhur me vijimin e mësimit në gjuhën shqipe për fëmijët e tyre. 


Vijimi i mësimit plotësues në gjuhën shqipe është shumë i rëndësishëm, ngase ky mësim i përkrah nxënësit në shumë fusha:


- Në mësimin e gjuhës shqipe fëmijët dhe të rinjtë i zgjerojnë kompetencat e tyre në gjuhën amtare. Ata marrin edhe njohuri për kulturën e vendit të prejardhjes, p.sh., për historinë, gjeografinë, literaturën dhe traditën.

- Kush e zotëron mirë gjuhën e vet amtare, e mëson edhe gjermanishten, frëngjishten apo italishten si gjuhë të dytë dhe gjuhët e tjera më lehtë.

- Zotërimi i mirë i një gjuhe plotësuese sjell përparësi në fushën profesionale.

- Lehtëson kontaktet me vendin e prejardhjes (arsimim i mëtejshëm, kthim, punë në profesion etj.).

- Mësimi plotësues në gjuhën shqipe e përkrah suksesin mësimor të shkollimit të rregullt, ngase ai e forcon vetëbesimin dhe i zgjeron njohuritë për botën.

- Nxënësit e mësojnë kulturën e prejardhjes së prindërve të tyre dhe reflektojnë për situatën e tyre në Zvicër. Kjo i përkrahë kompetencat e tyre që të ambientohen në kultura të ndryshme dhe të integrohen në shoqërinë zvicerane.


Andaj të nderuar prindër lajmëroni fëmijët tuaj sa më herët në shkollën shqipe të mësimit plotësues. 


Duke e përkrahur fëmijët tuaj në mësimin e gjuhës shqipe, ju e ndihmoni fëmijën tuaj që ai/ajo të mësojë gjuhën që ju e flisni dhe të ruajë identitetin kombëtar. 


Në emër të LAPSH "Naim Frashëri" Zvicër 

Nexhat Maloku, kryetar































Më shumë >>>

FILLON VITI I RI SHKOLLOR PËR NXËNËSIT E MËSIMIT PLOTËSUES

NË GJUHËN SHQIPE NË ZVICËR